Supë me Qofte (Albondigas) Recete Meksikane Përbërësit për qoftet: • 500 g mish viçi i grirë • 1 vezë • 1 filxhan i vogël oriz (si filxhan turk) • Erëza: spec i kuq, piper i zi, qepë të grira imët, kripë, spec djegës • Pak koriandër të freskët të grirë Për supën: • 1 lugë gjelle vaj ulliri • 1 qepë, e grirë imët • 2 thelpinj hudhre, të grira • 1 kanaçe domate të bluara • 1 lugë gjelle salcë speci • Ujë të ngrohtë dhe 1 kub supë pule (ose lëng pule nëse keni) • 2 karrota, të prera në copa • 2 patate, të prera në kubikë • 1 kungull, i prerë në kubikë • Një lugë çaji uthull • Koriandër të freskët për dekorim Përgatitja: 1. Përgatisni qoftet duke përzier mishin e grirë me vezën, orizin, erëzat dhe koriandrën. Formoni qoftet dhe vendosini mënjanë. 2. Në një tenxhere të thellë, ngrohni vajin e ullirit dhe skuqni qepët dhe hudhrën derisa të zbuten. 3. Shtoni domatet e bluara, salcën e specit, uthullën dhe lengun e supës se pules . Përziejeni mirë. 4. Vendosni qoftet në tenxhere dhe shtoni perimet (karrotat, patatet, kungullin). 5. Lëreni të gatuhet në zjarr të ngadaltë derisa të jenë zbutur perimet dhe qoftet të jenë gatuar plotësisht. 6. Shërbejeni supën të ngrohtë me koriandër të freskët mbi të. Ju bëftë mirë! Gena
#gatimeshqiptare #gatimetradicionale_al #kuzhina #kuzhinashqiptare #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍
#viraltiktok #fyp #fypシ
#albondigas #mexicantiktok #albaniantiktok